Tifozët e Interit befasojnë sërish, “San Siro” plot për “finalen” e Champions-it ndaj Victoria Plzen

Futboll

Tifozët e Interit befasojnë sërish, “San Siro” plot për “finalen” e Champions-it ndaj Victoria Plzen

Më: 22 tetor 2022 Në ora: 07:16
Tifozët e Interit

Një fitore ndaj Victoria Plzen do ta kualifikonte Interit matematikisht në fazën e 1/8-ave të Ligës së Kampionëve, një arritje kjo që pakkush do ta besonte kur shorti e vuri përballë skuadrave si Bayern Mynih dhe Barcelona.

Pikërisht barazimi në “Camp Nou” ndaj katalanëve vuri zikaltrit në këto pozita dhe pavarësisht kundërshtarit modest, tifozët e Interit kanë shfaqur një interes të jashtëzakonshëm për ndeshjen e të mërkurës ndaj Victoria Plzen.

Sipas raportimeve të klubit zikaltër janë shitur tashmë të gjithë biletat në dispozicion për sfidën ndaj skuadrës çeke, me “San Siro”-n që do të jetë edhe njëherë i mbushur plot, ashtu siç ka ndodhur thuajse gjithmonë këtë sezon, si në ndeshjet e Interit, ashtu edhe ato të Milanit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat