Interi nuk barazon prej 19 ndeshjesh në kampionat

Futboll

Interi nuk barazon prej 19 ndeshjesh në kampionat

Më: 22 tetor 2022 Në ora: 12:36
Interi nuk barazon prej 19 ndeshjesh në kampionat

Përballja e sotme do të jetë e 169-a mes Interit dhe Fiorentinës në kampionat, me një bilanc që numëron 69 fitore të zikaltërve, kundrejt 44 të toskanëve, ndërkohë që 55 ndeshje janë ndalur në barazim.

Interi ka mbetur i pamposhtur në 10 ndeshjet e fundit kundër Fiorentinës në Serinë A (5 F, 5 B), pasi humbi pesë nga gjashtë ndeshjet e mëparshme kundër skuadrës violë në kampionat duke gjetur vetëm 1 fitore.

Interi ka fituar dy ndeshjet e fundit jashtë fushe kundër Fiorentinës në kampionat dhe vetëm një herë zikaltrit kanë arritur të fitojnë në shtëpinë e toskanëve tri herë radhazi (1977-1980).

 Fiorentina ka fituar vetëm një nga nëntë ndeshjet e fundit të kampionatit (4 B, 4 H) atë në shtëpi kundër Veronës (2-0) më 18 shtator.

Interi nuk barazon prej 19 ndeshjesh në kampionat dhe hera e fundit ishte pikërisht ndaj Fiorentinës, 1-1 në “San Siro” më 19 mars. Zikaltrit nukkanë arritur në 20 ndeshje pa barazim që në periudhën shkurt 1940 -janar 1941.

Fiorentina ka shënuar vetëm tetë gola në këtë kampiona tdhe vetëm në 1986-1987 toskanët shënuan më pak gola pas 10 javët e para (7 në atë rast).

– Interi ka përmirësuar performancën e tij mbrojtëse: në tri ndeshjet e fundit të kampionatit ata kanë pësuar vetëm nga tri goditje në portë, ndërkohë që në javët e kaluara çdo ndeshje pësonin të paktën 4 goditje (7 ndaj Torinos dhe Lacios).

– Fiorentina është viktima e preferuar e Hakan Çalhanoglut në Serinë A, pasi ndaj tyre turku ka realizuar 4 gola, tre prej të cilëve në “Artemio Franki”. Mesfushori turk kadhënë edhe katër asiste përballë toskanëve, ndaj asnjë skuadre tjetër nuk ka bërë mëmirë.

– Xhakomo Bonaventura ka marrë pjesë në 8 gola kundër Interit në Serinë A (4 gola dhe3 asiste), ekipi ndaj të cilit ka bërë më mirë në kampionat në karrierën e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat