Sezoni nis më 12 nëntor, dyfishohen ekipet pjesëmarrëse

Futboll

Sezoni nis më 12 nëntor, dyfishohen ekipet pjesëmarrëse

Më: 22 tetor 2022 Në ora: 12:39
Sezoni nis më 12 nëntor, dyfishohen ekipet pjesëmarrëse

Tashmë ka një datë edhe për edicionin e ri të kampionatit kombëtar të Futsallës, futbolli që nuk luhet në fushën e gjelbërt por në sallë.

Ky kampionat do të ngrejë siparin e sezonit të ri më datë 12 nëntor, teksa këtë vit vjen më i strukturuar dhe me dyfishin e skuadrave që morën pjesë gjatë edicionit të kaluar.

Nga 4 ekipe që ishin pjesëmarrëse në edicionin që lamë pas, në këtë sezon të ri do të marrin pjesë 8 ekipe. Gara do të zhvillohet me dy faza, me ndeshjet që do të luhen me sistem vajtje-ardhje e më pas do të vijojë edhe me fazën e play-off-it nga ku do të përcaktohet edhe fituesi i këtij kampionati që do të përfaqësojë Shqipërinë në UEFA Champions League Futsal.

Çdo skuadër do të ketë në dispozicion 20 lojtarë, teksa në sallë ekipet do të kenë 5 lojtarë për të luajtur. Në këtë kampionat të gjithë pjesëmarrësit duhet të jenë me kombësi shqiptare dhe nuk do të marrin pjesë lojtarë të huaj.

Sakaq, Departamenti i Futbollit Amator në FSHF bën me dije se regjistrimet për lojtarë vijojnë ende dhe kushdo mund të dërgojë një e-mail në [email protected] ose [email protected]

Kalendari i ndeshjeve do të hidhet në ditët në vijim dhe do të bëhet me dije në faqen zyrtare të FSHF-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat