De Jong kërkon borxhin nga Barcelona

Futboll

De Jong kërkon borxhin nga Barcelona

Më: 22 tetor 2022 Në ora: 14:20
Frenkie De Jong

Siç raportohet nga “RelevoDeportes”, mesfushori holandez, Frenkie De Jong nuk e ka në plan që t’ia fal Barcelonës borxhin që kjo e fundit e ka ndaj tij.

Në fakt bëhet e ditur se De Jong po planifikon që t’i paguhen të gjitha pagat që nuk i ka marrë si dhe pagën aktuale deri në vitin 2026.

De Jong ka refuzuar që të ketë marrëveshje me Barçën sa i përket uljes së pagës.

Dhe tani po e kërkon borxhin që klubi ka ndaj tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat