Gjashtë gola, tre kartona të kuq, Balliu autogol! Vallecano fiton bindshëm

Futboll

Gjashtë gola, tre kartona të kuq, Balliu autogol! Vallecano fiton bindshëm

Nga: K. Goca Më: 22 tetor 2022 Në ora: 15:51
Vallecano

Rayo Vallecano si vendas ka shënuar fitore me rezultat 5:1 ndaj Cadiz, në kuadër të javës së 11-të të kampionatit spanjoll. 

Futbollisti shqiptar, Ivan Balliu, u paraqit nga minuta e parë duke e ndihmuar Vallecanon në fitoren thellë. 

Balliu ka shënuar autogol në minutën e 82-të.

Për Vallecanon shënuan Palazon (44'-nga penalltia), Garcia (45+1'),  Lejeune (63' e 89’), Camello (79') dhe për Cadiz realizoi Balliu (82'-autogol).

Carcelen në minutën e 42-të ndëshkohet direkt me karton të kuq dhe Alcaraz pas dy të verdhë në atë të 61-tën, të dy lojtarët të Cadiz dhe Nteka i Vallecanos direkt me karton të kuq në minutën e 87-të.

Vallecano është në vend të dhjetë me 15 pikë dhe Cadiz në të 19-tin me 7 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat