Panadiç: Nëse luajmë siç kemi luajtur sot, ka optimizëm të madh

Futboll

Panadiç: Nëse luajmë siç kemi luajtur sot, ka optimizëm të madh

Më: 22 tetor 2022 Në ora: 16:08
Panadiç

Ferizaj ka qenë shumë afër të marrë një pikë të artë nga përballja me Dritën, por kanë pranuar gol në minutat shtesë.

Goli i vetëm i ndeshjes erdhi në minutën e 94-të nga pika e bardhë.

Ferizajasit tani kanë shtatë ndeshje pa fitore ku kanë pësuar tre disfata radhazi.

Trajneri i Ferizajt, Andrej Panadiç ka thënë pas ndeshjes se ka shumë gjëra për t’i përmirësuar.

“Lojtarët kanë thënë se kanë pranuar shumë gola në fundin e ndeshjes. Kjo do të thotë se duhet të jemi të koncentruar deri në fund”.

“Megjithatë, unë mendoj se ka shumë gjëra për t’u përmirësuar. Nëse luajmë siç kemi luajtur sot, ka optimizëm të madh”.

“Mënyra se si kanë luajtur lojtarët taktikisht, është fenomenale. Fati do të na kthehet neve kur do të na duhet më së shumti”, deklaroi Panadiç.

Ferizaj pas 12 xhirove në Superligë mbetet e fundit në tabelë me vetëm tetë pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat