Klopp flet pas humbjes ndaj Nottingham: Mund ta shpjegojë paraqitjen, jo rezultatin

Futboll

Klopp flet pas humbjes ndaj Nottingham: Mund ta shpjegojë paraqitjen, jo rezultatin

Më: 22 tetor 2022 Në ora: 17:34
Jurgen Klopp

Gjiganti anglez, Liverpool nuk po mund ta gjejë formën e sezoneve të kaluara, ku në edicionin aktual po vazhdojnë paraqitjet mesatare me rezultate jo të kënaqshme.

E njëjta gjë ndodhi edhe sot, ku Liverpooli u mposht si mysafirë me shifrat 1:0 nga skuadra e fundit në tabelë, Nottingham Forest, raporton KosovaPress.

Goli i Taiwo Awoniyi siguroi fitoren për vendasit në “City Ground”, ku “Të Kuqtë” e Jurgen Klopp dështuan që të finalizojnë me gol raste të shumta nga ndërprerjet.

Klopp tani ka folur pas turpërimit të sotëm, ku ndër të tjera tha se mund ta shpjegojë paraqitjen e lojtarëve, por jo edhe rezultatin e ndeshjes.

“Unë mendoj se ndeshja u vendos në gjashtë ose shtatë situata të ndryshme, njëra ishte nga ndërprerja që e shfrytëzuan ata, ndërsa situatat e tjera nga ndërprerjet të cilat ne nuk i shfrytëzuam. Se ishte një ndeshje e vështirë për ne ishte tejet e qartë”, tha Klopp.

“Nottingham nuk gjendet në një pozitë të mirë, dhe dy super ndeshje intensive për ne, duhet të bënim disa ndryshime të vonshme, dhe ishte e qartë që ne duhej të ishim të gatshëm për të shfaqur një luftë të madhe. Djemtë e bënë atë gjë. Por se si ne nuk mund të shënojmë nga ndërprerjet, nuk ia kam idenë. Kjo është e gjitha tani për tani. Kështu që të jem i sinqertë, unë mund ta shpjegojë paraqitjen por jo dhe rezultatin”, shtoi trajneri i Liverpoolit.

Përballja e radhës për Liverpoolin në Premier Ligë do të jetë më datën 29 të këtij muaji, ku zhvillon ndeshje si vendas kundër skuadrës së Leeds United.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat