Zola për yllin e Serisë A

Futboll

Zola për yllin e Serisë A

Më: 23 tetor 2022 Në ora: 15:56
Zola

Duke folur për Napoli-n në një intervistë për kanalet zyrtare të Lega Serie A, Gianfranco Zola, ish-futbollist historik, ka folur për ecurinë e skuadrës së Spalletti-t deri tani.

NAPOLI – “Kam parë ndeshjen kundër Milan-it dhe më ka bërë përshtypje. Mbi të gjitha sepse Milan-i ka luajtur shumë mirë.

“Pavarësisht nga kjo, Napoli nuk është dorëzuar në asnjë moment dhe ka zhvilluar një ndeshje të mrekullueshme. Mendoj se të gjithë elozhet që po marrin i meritojnë”, ka thënë Zola.

KVARA – Nuk mund të mungonte një koment për Kvaratskhelia: “Nuk e njihja Kvaratskhelia, kur e kam parë për herë të parë me ka lënë pa fjalë. Gjëja e parë që bie në sy nga ai dhe aftësia në kontrollin e topit, lehtësia për të kaluar kundërshtarin dhe saktësia në pasime.

“Por është edhe shumë i zgjuar si futbollist, bën gjithmonë gjënë e duhur në momentin e duhur. Një nga talentet më të mirë që kam parë kohët e fundit. Komplimente klubit që ka ditur ta zbulojë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat