Messi bëhet nostalgjik

Futboll

Messi bëhet nostalgjik

Më: 23 tetor 2022 Në ora: 16:02
Messi

U desh një intervistë për argjentinasen ‘DirectTV’ për ta shtyrë t’i hedhë një sy karrierës, e cila me sa duket është drejt fundit. Botërori në Katar është një synim i Leo Mesit dhe nuk kishte si të ishte ndryshe. Sulmuesi i PSG-së nuk e fshehu se sheh Brazilin dhe Francën si kandidatët e mëdhenj për të ngritur trofeun e Botërorit dhe nuk e fsheh se do të dëshironte të ishte sërish 25 vjeç për të pasur pothuajse përsëri karrierën përpara tij.

Mesi është i vetëdijshëm dhe e tha edhe në këtë intervistë, se në Argjentinë njerëzit i besojnë kombëtares për të ngritur Kupën e Botës. Ai e di se do të jetë e vështirë për shkak të konkurrencës së madhe: “Ka shumë skuadra që duan të njëjtën gjë si ne. Ka shumë që janë të forta, jemi në një moment të mirë si ekip e si grup. Njerëzit janë të emocionuar dhe besojnë se do të kthehemi me Kupën në atdhe”.

BOTËRORI SI 35-VJEÇAR – Lidhur me këto javë të fundit para nisjes në Katar, Mesi pranoi se shumë herë punon me kujdes sepse çdo hap i gabuar mund ta penalizojë për të luajtur turneun.

“Është një Botëror ndryshe, pasi luhet në një kohë të ndryshme nga ato të mëparshmit. Jemi aq pranë saqë çdo gjë e vogël që mund të na ndodhë mund të na lërë jashtë. Çfarë ndodhi me Dibalën apo Di Maria, në nivel personal më ka shqetësuar. Duke parë se si shumë lojtarë po dëmtohem jam i trembur”.

Dhe ai e pranon kujdesin përballë çdo shqetësimi të natyrës fizike.

“Disa ditë më parë ndjeva një kontrakturë, bëra rezonancë dhe nuk kisha asgjë, por ndalova si masë paraprake dhe vendosa ta bëj edhe disa ditë pushim”.

Lojtari i PSG-së iu drejtua edhe karrierës së tij profesionale, i vetëdijshëm se dalëngadalë po arrin fundin dhe duke u falënderuar që mund të vazhdojë në nivelin më të lartë: “Tashmë jam mjaft me fat që mund të jem në këtë Botëror në moshën 35-vjeçare. Duhet të jem realist, ndihem shumë mirë fizikisht, më mirë se vitin e kaluar. Mendërisht dhe fizikisht, sidomos pasi kalova COVID-in…”

VIJIMI I KARRIERËS – Për sa i përket së ardhmes së afërt dhe se ku do ta çojë karriera e tij profesionale, ai flet për të lënë të kalojë Botërori dhe për të parë se si ndihet: “Do të varet nga ajo se si ndihem personalisht dhe fizikisht mbi të gjitha”.

Dhe më pas shtoi: “Pas këtij Botërori do të shohim se çfarë mund të ndodhë në nivel e karrierë. E kam përsëritur disa herë, është fantastike të bëj atë që më pëlqen, të luftosh mes më të mirëve. Por ajo që mbetet është njeriu, jeta. Është mbi sportin”.

Megjithatë, pavarësisht se është i vetëdijshëm se karriera e tij është drejt fundit dhe se familja është shqetësimi i tij kryesor, “Pleshti” e ka shumë të qartë se gjeni i tij konkurrues është ende i paprekur: “Natyrisht që më ndodh të luaj keq. Është e rrallë që unë dal i kënaqur nga një ndeshje. Jam gjithmonë kërkues me veten. Ka ndeshje që i fitojmë, kam shënuar dy ose tre gola, por kam humbur një rast dhe më mbetet mendja aty”.

Gjeni fitues i Leo Mesit, siç deklaroi ai, vjen nga familja e tij: “Babai im ishte gjithmonë shumë kritik ndaj meje, më bëri të dëshiroja gjithmonë më shumë, doja të përmirësoja veten time”.

10-shi i Argjentinës emigroi shumë i vogël në Spanjë. Vitet në Barcelonë i mundësuan të merrte pasaportën iberike, çka mund ta bënte të zgjidhte Spanjën. “Asokohe u fol se ai mund të luante me Spanjën, por u organizuan dy miqësore, ajo me Paraguain në Buenos Aires dhe një tjetër në Uruguai dhe aty nisa të shkoj me kombëtaren. Luaj për vendin tim tani e nuk mund të jem i penduar”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat