Ronaldo refuzon të dëshmojë

Futboll

Ronaldo refuzon të dëshmojë

Më: 25 tetor 2022 Në ora: 11:07
Ronaldo refuzon të dëshmojë

Prokurori Publik i Torinos ka njoftuar drejtuesit e Juventusit për përfundimin e hetimeve paraprake të nisura në verën e vitit 2021 në lidhje me parregullsi të pretenduara në buxhetet e tri sezoneve 2018-2021.

Numri i të heturave rritet në 16 (klubi plus 15 persona), duke përfshirë presidentin e Juventusit Andrea Agnelli, nënpresidentin Pavel Nedved, ish-kreun e zonës sportive, Fabio Paratici, por edhe aktualin Maurizio Arrivabene.

Akuza kryesore mbetet ajo e “bilanceve të rreme”. Disa të dyshuar janë akuzuar për veprën penale “deklarim i rremë përmes përdorimit të faturave për transaksione që nuk ekzistojnë”.

Lidhur me këtë hetim, nga prokurorët ishte thirrur edhe Cristiano Ronaldo, i cili nuk është paraqitur. Ai e ka bërë të qartë përmes përfaqësuesve të tij ligjorë nuk donte të diskutonte mbi pagat e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat