​Mjeku i Belgjikës tregon nëse Lukaku po e rrezikon paraqitjen në Kampionatin Botëror

Futboll

​Mjeku i Belgjikës tregon nëse Lukaku po e rrezikon paraqitjen në Kampionatin Botëror

Më: 25 tetor 2022 Në ora: 14:37
Lukaku

Mjeku belg, Kristof Sas nuk ka dyshime se sulmuesi i Interit, Romelu Lukaku do të jetë i gatshëm për Kupën e Botës, por paralajmëron se është një garë kundër kohës për ta bërë atë të aftë në Katar.

Reprezentuesi belg do të rikthehet në fushë pas gati dy muajsh për shkak të një dëmtimi të rëndë të muskujve.

Ai pritet të përfshihet listën e Inzaghit për ndeshjen e së mërkurës në Ligën e Kampionëve kundër Viktoria Plzen.

Mjeku kombëtares së Belgjikës, Kristof Sas, ka dhënë një përditësim rreth 29-vjeçarit përpara Kupës së Botës. Sas nuk ka dyshime se i huazuari i Chelseat do të jetë në Katar:

“Por sigurisht, ai ka qenë jashtë për një kohë të gjatë”, tha Sas për “Het Laatste Nieuës”. “Do të jetë një garë kundër kohës, jo për ta bërë atë të aftë në aspektin shëndetësor, por për një nivel të lartë.”, theksoi ai.

Lukaku shënoi një gol në tre paraqitje që nga rikthimi i tij në huazim nga Chelsea dhe sipas raportimeve të fundit në Itali, ai dëshiron të qëndrojë në klub edhe përtej vitit 2023, kur mbaron periudha e huazimit të tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat