Ademi pas tregolëshit ndaj Kozhuvit: Jam i lumtur, të vazhdojmë kështu!

Futboll

Ademi pas tregolëshit ndaj Kozhuvit: Jam i lumtur, të vazhdojmë kështu!

Më: 25 tetor 2022 Në ora: 15:54
Ademi

Fiton Ademi është i shprehur i lumtur që shënoi hat-trick në fitoren prej 3-0 të Besës në javën e nëntë të Ligës së dytë ndaj Kozhuvit nga Gjevgjelia.

Ai dy gola i shënoi në pjesën e parë, ndërsa të tretin në pjesën e dytë për rezultatin final 3-0.

“Jam shumë i lumtur që shënova tre gola dhe që ndihmova skuadrën time drejt fitores. Shpresoj të vazhdojmë kështu edhe në ndeshjet e ardhshme me rezultate të mira”, tha për Open-TV, 20 vjeçari Ademi.

Pas javës së 9-të, Besa nga Dobërdoli renditet e shtata me 14 pikë.

Në javën e ardhshme do të luajnë derbin e madh lokal kundër Arsimit nga Çegrani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat