Alii, ftohet nga U17 e Maqedonisë për turneun kualifikues

Futboll

Alii, ftohet nga U17 e Maqedonisë për turneun kualifikues

Më: 25 tetor 2022 Në ora: 15:59
Alii, ftohet nga U17 e Maqedonisë për turneun kualifikues

Ai është një prej talenteve më të mëdhenj shqiptar në Zvicër. Është fjala për futbollistin Aldin Alii, që luan për ekipin e grupmoshave të reja të FC Winterthur.

Maqedonia U17 në Shkup nga 25-31 tetor do të jetë nikoqir i turneut kualifikues (raundi i parë) për plasman në fazën elite të kualifikimeve për europianin e ardhshëm në Hungari në vitin 2023.

Dhe, në mesin e të ftuarve nga trajneri Vujadin Stanojkoviç është edhe futbollisti i Winterthur, Aldin Alii.

Ai ndihet mjaft i lumtur për ftesën, së cilës i është përgjigjur me kënaqësi dhe pret më të mirën nga ky turne.

Alii është i lindur në Zvicër, por me prindër është nga Haraçina e Shkupit.

Alii ka lindur më 30 shtator të vitit 2006. Ai nga mosha U9 dhe deri tani U17/18 është pjesë e FC Winterthur. Luan sulmues krahu dhe mbrojtës anësor.

Alii e admiron shumë kapitenin e kombëtares së Zvicrës, Granit Xhaka, ndërsa nga yjet e futbollit botëror pëlqen lojën e Cristiano Ronaldos dhe Dani Alvesit.

Aldini për suksesin e deritashëm falënderon familjen e tij, klubin FC Winterthur, trajnerin aktual Maliqi dhe trajnerin Ferdi Ismaili nga Shkupi.

Dëshira e tij është që të bëhet lojtar profesioniost, të luaj në ndonjë skuadër të madhe europiane dhe të ngritë trofeun e Champions Leagues.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat