Kryetrajneri i Strugës beson në përparësinë e fushës

Futboll

Kryetrajneri i Strugës beson në përparësinë e fushës

Më: 25 tetor 2022 Në ora: 23:52
Struga Trim Lum

Srgjan Zaharievski, kryetrajner i skuadrës shqiptare, Struga Trim Lum, lider i Kampionatit të Maqedonisë së Veriut në futboll,  flet pas shortit çerekfinal të Kupës dhe beson se do të kalojnë Bregallnicën e Shtipit.

“Dihej se kushdo që do na binte në këtë fazë, mund të them se të gjitha skuadrat jemi në të njëjtin nivel. 

Ne për kundërshtarë do të kemi Bregallnicën, një skuadër shumë e mirë, por mendoj se terreni vendas është një avantazh i vogël për ne, ndaj besoj se do të vazhdojmë tutje”, tha Zaharievski.

Struga Trim Lum po kalon formë më të mirë si klub në histori të ekzistimit të saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat