Interi kërkon të sigurojë kualifikimin ndaj Plzen

Futboll

Interi kërkon të sigurojë kualifikimin ndaj Plzen

Më: 26 tetor 2022 Në ora: 11:56
Takimet

Mbrëmja e sotme në Champions League vjen me të tjeta ndeshje shumë interesante. Barcelona do të sfidojë Bayernin në Camp Nou, një ndeshje që pritet të rezervojë spektakël.

Katalanasit duan vetëm fitore nëse duan të kërkojnë deri në fund kualifikimin më tej. Katalanasit kanë humbur 9 nga 12 ndeshjet e tyre në Champions League ndaj Bayern Munich (2 fitore, 1 barazim).

Barcelona ka humbur dy ndeshjet e fundit në shtëpi kundër skuadrave gjermane në kompeticionet evropiane: 0-3 kundër Bayern Munich në shtator 2021 në Champions League dhe 2-3 kundër Eintracht Frankfurt në prill të këtij viti në Europa League. Më parë, katalanasit nuk kanë humbur asnjëherë tri herë radhazi në shtëpi ndaj kundërshtarëve gjermanë.

Nga ana tjetër, Inter përballet me Viktoria Plzen, me objektivin për të marrë një fitore dhe për të siguruar kalimin për në turin tjetër. Napoli pritet ta ketë një mision të thjeshtë ndaj Rangers, teksa po kalojnë një formë të jashtëzakonshme, ndërkohë që Ajax përballet me Liverpoolin.

Në ndeshjet e tjera, Atletico Madrid sfidon Bayer Leverkusen për të mbajtur gjallë shpresat e kalimit më tej, ndërsa Club Brugge, që ka siguruar kualifikimin për në turin tjetër përballet me Porton.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat