Ish trajneri i famshëm i Prishtinës: Kam një vit që kam kancer, vajzat e mia nuk më kanë telefonuar 

Futboll

Ish trajneri i famshëm i Prishtinës: Kam një vit që kam kancer, vajzat e mia nuk më kanë telefonuar 

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 26 tetor 2022 Në ora: 12:25
Miroslav Çiro Blazheviq

Kush nuk e njeh të famshmin Miroslav Çiro Blazheviq, ish trajnerin e Prishtinës së kapitenit Fadil, Vokrri në vitin 1985!

Kroati Blazheviq, edhe sot kujtohet me krenari nga gjenerata e vjetër në përgjithësi e sportit të Kosovës, i cili ka qenë prej trajnerëve më atraktiv që ka pasur Prishtina.

Trajneri i mirënjohur i futbollit Miroslav Çiro Blazheviq (87 vjeç) muajt e fundit është duke luftuar me një betejë të madhe, me sëmundjen e keqe përkatësisht kancerin.

I njohuri Çiro nuk ka qejf të flasë shumë për këtë dhe tani ka folur për “Croatian Story”. 

Bllazheviç është ankuar për fëmijët e tij: “Kam një vit që jam me kancer, vajzat e mia nuk me kanë telefonuar dhe as që më kanë pyetur se si jam”. 

“Unë jam ende duke luftuar, situata është shumë e vështirë për mua, por ju duhet të besoni. Kam një vit e tre muaj që kam kancer dhe që atëherë vajzat e mia nuk më kanë pyetur: Si je babi? – ka thënë Çiro në një intervistë, transmeton mediumi kroat “Veçernjl”.

Blazheviq ka dy vajza Barbarën dhe Katarinën, si dhe një djalë Miroslavin, nga martesa e tij me Zdenkon. Trajneri dhe ish përzgjedhësi kroat tregoi në fillim të shtatorit se sëmundja i ishte rikthyer dhe që atëherë i është përkushtuar luftës së re të jetës. Ai u diagnostikua për herë të parë me kancer në vitin 2011, dhe e kishte mposhtur dy herë.

Ai iu nënshtrua një operacioni për kancerin e prostatës 17 vjet më parë. Një vit më vonë, ai u diagnostikua me melanoma në fazën fillestare, kështu që ai e zgjidhi atë problem me operacion.

Në paraqitjen e sivjetme të ftuar në emisionin “E diela 2”, ai tha se nuk është në marrëdhëniet më të mira me fëmijët, ndërsa shtoi se e ka inat qëndrimin e tyre ndaj vaksinimit.

“Nuk kam çfarë t'i them Gjokoviqit për këtë, për vaksinat, sepse nuk mund t'i bind as fëmijët e mi që të vaksinohen. Ata kanë disa nga qëndrimet dhe mendimet e tyre që janë jo të mira”, -  ka thënë Çiro para një kohe.

Bllazheviçi suksesin më të madh si trajner e ka në vitin 1998, me Kroacinë fitojnë medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror, pjesë e këtij ekipi ka qenë edhe legjenda e futbollit të Kosovës, Ardian Kozniku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat