Antony ndihet i sigurt me Casemiron

Futboll

Antony ndihet i sigurt me Casemiron

Më: 26 tetor 2022 Në ora: 13:15
Antony ndihet i sigurt me Casemiron

Rendimenti i Casemiro në ndeshjet e fundit me Manchester United nuk ka kaluar pa u vënë re.

Sapo braziliani nisi të adaptohej me ritmin e Premier League, shtoi ndjeshëm sigurinë në mesfushën e trajnerit Erik ten Hag dhe tashmë lojtari që kushtoi 70 milionë euro në merkaton e verës, shihet si një titullar i padiskuueshëm i 11-tëshes.

Ndërkohë, edhe shokët e skuadrës ndihen më të sigurt me një si Casemiro në fushë dhe këtë e tregon Antony. Sulmuesi anësor shprehet se Casemiro është si një mburojë ndërsa shton se ai është një tip shumë serioz.

“Casemiro është një tip shumë serioz. Unë gjithnjë e them se ai është mburoja jonë në fushë. Casemiro është një tip që nuk pranon kompromise, mos prisni festa të çmendura kur ai të shënojë gola. Për këto Casemiro na hap rrugë ne sulmuesve”, tha Antony për sajtin zyrtar të Manchester United.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat