Batatina pas humbjes nga Dukagjini: Kjo ka qenë dita më e keqe

Futboll

Batatina pas humbjes nga Dukagjini: Kjo ka qenë dita më e keqe

Më: 26 tetor 2022 Në ora: 15:46
Batatina pas humbjes nga Dukagjini: Kjo ka qenë dita më e keqe

Llapi është mposhtur 0-1 nga Dukagjini në ndeshjen e zhvilluar në “Zahir Pajaziti”. 

Bardhekaltrit dështuan të shënonin, madje humbën edhe dy penallti, shkruan Gazeta Olle.

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina tha se kjo ishte dita më e keqe për skuadrën e tij.

“Unë mendoj që pjesën e parë kishim 5-6 raste. Është dashur që në pjesën e parë të realizojmë. Nuk i shfrytëzuam rastet e qindpërqindta.

Kur nuk i shënon dy penallti, nuk mundesh me marrë rezultat pozitiv. Djemtë dhanë maksimumin, por nuk shënuan.

Ka qenë dita më e keqe e Llapit. Besoj që rastet e humbura, pra penalltitë e humbura, ndikuan në humbje”, tha fillimisht ai.

Tutje, tekniku deklaroi se sulmi është pika më e dobët momentalisht, pasi po krijojnë raste, e nuk po i finalizojnë.

“Nëse e shohim që kemi nga shtatë raste, e nuk i finalizojmë, atëherë do të thotë se kjo e fundit. Pra, sulmi. Finalizimi. Është dashur që në pjesën e parë të mbyllet gjithçka. Na ndodhi ai ligji, kur nuk shënon, edhe pëson. Mendoj që ne do të bëjmë maksimumin. Secila skuadër mund ta mposht skuadrën tjetër. Edhe përballë Ballkanit e Dritës do të bëjmë maksimumin. Mendoj që liga e Kosovës është e balancuar”, tha ai për Art Sport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat