Domenech për episodin Zidane-Materazzi

Futboll

Domenech për episodin Zidane-Materazzi

Më: 26 tetor 2022 Në ora: 17:23
Domenech për episodin Zidane-Materazzi

Ish-trajneri i Francës, Raymond Domenech është rikthyer të flasë për episodin e goditjes së Marco Materazzit nga Zinedine Zidane, në finalen e Botërorit “Gjermani 2006”.

Për një nga ngjarjet që është rrënjosur në historinë e Botërorëve, 70-vjeçari që ishte në krye të “Gjelave” në atë finale thekson se ajo që ndoshi ishte një katastrofë të cilën nuk e shpjegonte dot askush.

“Ishte sikur të rrëzohej një aeroplan. Ajo që ndodhi ishte një katastrofë, që askush nuk e shpjegonte dot, presioni ishte i madh, pasi ishte ndeshja e fundit e Zidane.

Ndoshta duhet të kisha folur më shumë me të përpara. Nëse njerëzit do kishin dëgjuar çfarë i thashë arbitrit, do isha përjashtuar për 10-vite nga futbolli, është historia e tij, Zidane nuk ia ka thënë njeriu dhe nuk do. Askush nuk do ta dijë çfare i kaloi në kokë”, u shpreh Domenech.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat