Iniesta flet hapur

Futboll

Iniesta flet hapur

Më: 26 tetor 2022 Në ora: 22:16
Iniesta flet hapur

Në botën ku po jetojmë, depresioni është kthyer në sëmundje shumë shqetësuese dhe çdo ditë po zbulojmë njerëz të njohur, që kanë pasur këtë problemi mendor.

I fundit që tregon se ka vuajtur nga depresioni është Andres Iniesta. Mesfushori, i cili ka fituar çdo trofe të mundshëm në karrierë, në podcastin e The Wild Project tregon prapaskenat.

Ai shprehet se në vitin 2009, pas vdekjes së mikut të tij më të mirë, ish-futbollistit Daniel Jarque ai kaloi në depresion dhe iu desh të kurohej me patjetër.

“Kur po luftoja me depresionin, momentet më të bukura të ditës sime ishin kur merrja pilulat dhe shkoja në shtrat për të fjetur.

Jeta të mëson se depresioni është sëmundje mendore që mund të prekë këdo”, shprehet Iniesta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat