Sinan Osmani: Policia serbe na u futen në fushë, brutalisht na rrahën

Futboll

Sinan Osmani: Policia serbe na u futen në fushë, brutalisht na rrahën

Nga: K. Goca Më: 27 tetor 2022 Në ora: 16:06
Sinan Osmani

Një ngjarje trishtuese që nuk harrohet kurrë, në vitet e 90-ta, në ndeshjen e Kampionatit të Republikës së Kosovës në futboll, mes Lirisë së Prizrenit dhe Dukagjinit të Klinës. 

Policia e pushtuesit serb, të tërbuar futen në fushën e futbollit në Gjinoc, sulmojnë pa mëshirë futbollistët.
Më së miri tregon Sinan Osmani, kryetrajner në ato vite i Lirisë së Prizrenit dhe kampion në edicionin 1994-1995.   

“Në fshatin Gjinoc në ndeshjen mes KF Liria – KF Dukagjini brutalisht hynë 8 pingzauera me 40-50 polic të armatosur, brutalisht na rrahën dhe na dërguan në stacionin e policisë në Therandë. 

Image

Liria në vitet e 90-ta

Duhet botuar një libër gjithëpërfshirës mbi ato ngjarje të atyre viteve. 

Respekt për dëshmor nga ana e sportistëve, respekt për donator, respekt për kryesitë e klubeve, respekt për trajnerët e në veçanti për futbollistët e asaj kohe”, komenton Osmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat