Barella ngriti një dolli shumë të shtrenjtë për fitoren e fundit

Futboll

Barella ngriti një dolli shumë të shtrenjtë për fitoren e fundit

Më: 28 tetor 2022 Në ora: 18:47
Barella

Nikollo Barella vendosi të hapte një shishe “Griotte-Chambertin” të vitit 2019 për ta festuar suksesin e Interit të tij në Ligën e Kampionëve.

Një fitore e veçantë që i lejoi skuadrës së tij të merrte kualifikimin në fazën me eliminim direkt të Ligës së Kampionëve, me një ndeshje pa u luajtur ende në grup.

E bëri këtë pavarësisht grupit të hekurt në të cilin përfshihej (me Bajern Munihun dhe Barcelonën, duke eliminuar katalanasit).

Shishja e verës së kuqe (nga viti 2019) që mesfushori i Interit dhe kombëtares së Italisë, e hapi për të ngritur dolli për fitoren ndaj Viktoria Plzen është shumë e shtrenjtë. Në internet mund të gjenden duke filluar nga një shifër afër 280 euro.

Barella nuk kurseu aspak në këtë rast. Nuk është hera e parë që mesfushori i fortë i Inzaghit poston imazhe të verës në rrjetet sociale. Vitin e kaluar kishte foton e tij në rrjetet sociale teksa shijonte një “Meursault 1er Cru” të vitit 2009, “Les Clos des Ambres”, një shishe për njohësit që arrin çmime deri në 1.200 euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat