Van Gaal e merr në konsideratë për Katar 2022

Futboll

Van Gaal e merr në konsideratë për Katar 2022

Më: 29 tetor 2022 Në ora: 00:33
Van Gaal

Talenti 19-vjeçar Xavi Simons po mahnit Europën me paraqitjet e tij. Mesfushori i cili e ka nisur karrierën te Barcelona po shfaqet vendimtar për PSV. Në 11 sfida deri tani në kampionat ai ka shënuar tetë gola dhe ka dhuruar tre asisit.  Vetëm shoku i tij i ekipit Gakpo ka realizuar një gol më tepër deri tani në Hollandë. Sërish Simons ishte vendimtar në super sfidën mids PSV dhe Arsenalit në Europa Leauge, ku ai luajti për 80 minuta në fitoren 2-0 .

Në pronocimin për mediat pas përfundimit të sfidës, holandezi u shfaq i lumtur për triumfin kundër Arsenalit.

“Jam i lumtur. E shijova këtë ndeshje. E dinim se duhet ta nisnim këtë sfidë me shumë energji kundër kryesuesve të Premier League. Sigurisht mu anulua goli, po ekipi vjen i pari”-tha ai.

Performanca e tij nuk ka kaluar pa u vënë re edhe nga tekniku i Holandës Luis Van Gaal, i cili e ka përfshirë në  listën me 39 lojtarët e mundshëm që trajneri do të marrë në Katar. Për të përfshirja në listën përfundimtare është një ëndërr.

“Përfshirjen në pre listë e kam marrë mirë. Po stërvitem fort dhe po jap më të mirën time. Futbolli është jeta ime. Unë jam ende në moshë të vogël, por kjo nuk ka rëndësi. Kush e di. Për mua është një ëndërr, kush nuk ka dëshirën të luajë në kupën e botës”-shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat