Poter: Jam i emocionuar për rikthimin në shtëpi

Futboll

Poter: Jam i emocionuar për rikthimin në shtëpi

Më: 29 tetor 2022 Në ora: 12:14
Poter

Graham Poter do të kërkojë ta dërgojë në 10 numrin e ndeshjeve pa humbje në stolin e Çelsit kur të rikthehet në ish-shtëpinë e tij sot për herë të parë.

Blutë e Londrës do të luajnë në transfertë me ish-klubin e trajnerit të tyre, Brajtonin dhe Poter nuk i fsheh emocionet.

“Sigurisht që për mua do të jetë speciale që rikthehem në Brajton. Kam kaluar tri vite shumë të lumtura atje dhe mezi po pres. Ndonjëherë jeta të hedh mundësi që t’i duhet t’i pranosh ose jo. Shansi për të marrë drejtimin e stolit të Çelsit ishte një mundësi fantastike për mua dhe stafin tim.

Koha për ta lënë punën në mes atje nuk ishte e shkëlqyer, por vendimi për të punuar këtu ishte aq joshës sa nuk mund ta refuzoja. Nuk e di sesi tifozët do të reagojnë, por shumica e njerëzve me të cilët kam folur nga Brajtoni kanë qenë mbështetës dhe falënderues”, është shprehur Poter..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat