Tifozët mrekullohen nga pamja e re

Futboll

Tifozët mrekullohen nga pamja e re

Më: 29 tetor 2022 Në ora: 12:29
Tifozët mrekullohen nga pamja e re

Stadiumi i Liverpool, Anfield i është nënshtruar një rikonstruksioni në lidhje me shtimin e kapacitetit për sezonin e ardhshëm. Do të jenë 7.000 stola më shumë në dispozicion të tifozerisë së The Reds, teksa kapacateti i impiantit do të shkojë në 61.000 ulëse.

Punimet janë në rrugën e duhur dhe çdo gjë po shkon sipas planit teksa së fundmi janë zbuluar edhe disa pamje 3D, nëpërmjet të cilave, fansat e Liverpool reaguan tejet pozitivisht me Anfield që duket mbresëlënës.

Nga ana tjetër, Sam Kennedy, CEO i pronarëve të klubit thekson se në të ardhmen priten sërish ndërhyrje në stadium, por pranon se do të jëte e vështirë për të shtuar më tej kapacitetin për shkak të shtëpive që janë përreth Anfield.

Në këtë formë, pavarësisht një numri të konsiderueshëm prej 61.000 vendesh, sërish Anfield do të mbetet më i vogël në krahasim me Old Trafford apo me Tottenham Hotspur Stadium.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat