Sportistët shqiptarë të arrestuar dhe të burgosur nga regjimi serb, u shkrep edhe me armë! 

Futboll

Sportistët shqiptarë të arrestuar dhe të burgosur nga regjimi serb, u shkrep edhe me armë! 

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 29 tetor 2022 Në ora: 16:53
Vitet e 90-ta, kështu pastroheshin futbollistët, në lum! Foto Gani Kosumi

A e dini se me 5 prill të vitit 1992 Kosova luajti ndeshjen e parë revyale me Shkëndijen, duke fituar me rezultat 4:0. 

A e dini se ky ishte formacioni i parë i kombëtares së Kosovës (5 prill 1992): Ahmet Beselica, Fadil Berisha, Bashkim Radogoshi, Arsim Gashi, Isa Sadriu, Skënder Shengyli, Bakir Burri, Suad Keçi, Ibrahim Domi, Genc Hoxha dhe Ramiz Krasniqi, ndërsa në vazhdim u inkuadruan edhe: Florent Karahoda, Sabit Osmani, Bejtush Bejta, Afrim Tiovërlani, Remzi Hashani, Arbër Grabovci, Endri Salihu, Bekim Mulliqi dhe Adnan Aliu.

A dini se bilderi i njohur Kamer Demaj, u kërcënua rëndë nga pushtuesi serb, pastaj u dëbua nga Qendra e Rinisë dhe e Sportit të Prishtinës. Demaj e braktisi Kosovës, për shkak se jeta e tij ishte në rrezik nga regjimi serb.

A e dini se në Tërn fusha e futbollit shërbeu në kohërat më të vështira, fshat nga komuna e Ferizajt me klub të futbollit Tefik Çanga.  

A e dini se Zijadin Kryeziu ka qenë atlet i jashtëzakonshëm, la gjitha të mirat për atletikën dhe sportin, duke sakrifikuar së bashku me Arta Kelmendin, Zymer Alajn, Naim Malazezin, Agron Muçakun, Fatlume Gjukën e shumë të tjerë.

A e dini se Qrem Ejupi nga Gadimja, kurrë nuk u ndal me aparatin e tij.

A e dini se volejbollistet e Egnatisë së Balajve të Ferizajt, pas çdo stërvitje me trajnerin Sahir Sadiku, këndonin me çiftelia, për të mbajtur motivin sportiv.

A e dini se Ahmet Hoda dhe Mexhit Devaja kanë qenë kryetar të Federatës së Hendbollit të Kosovës.

 A e dini se Muhamet Avdyli ka kontribuar në ato vite me shumë shokë në Tefik Çangë dhe në rajonin e Ferizajt në përgjithësi të sportit të Kosovës.

A e dini se Mimoza Shkodra ka luajtur edhe hendboll edhe volejboll.

A e dini se Ganimete Gërbovci ka qenë talente e madhe.

A e dini se në vitin 1997, në muaj dhjetor, me ndihmën e Bujar Nezirit, në stadiumin e Fortunës së Dyseldorfit, kombëtarja e Kosovës zbarkoi në fushë dhe zhvilloi disa ndeshje, me selektorin Bylbyl Sokoli.  Kosova u paraqit me përbërjen: Ahmet Beselica, Luan Tabaku, Selajdin Jerliu, Bujar Guta, Fadil Berisha, Besnik Hasi, Baki Bulliqi, Besnik Kollari, Jeton Qubreli, Afrim Tovërlani dhe Kujtim Shala. A e dini se i ndjeri legjenda e futbollit Fadil Vokrri me ekipin e tij kishte ardhur nga Franca në Duseldorf dhe mori pjesë në turneun e Duseldorfit.

A e dini se Arben Krasniqi, Besim Braha, Blerim Vuniqi, Arben Bislimi, Blerim Krasniqi, Nazmi Paçarada, Artan Kurti, Mark Rodiqi, Artan Çerkini, Besim Maxhuni, Agon Fehmiu etj. kanë luajtur basketboll në fusha të improvizuara.

A e dini se në vitin 1993 milicia serbe ndërpreu ndeshjet e futbollit në këto komuna: Prishtinë, Mitrovicë., Shtime, Hogosht dhe Opojë nga dy ndeshje. Në Ferizaj, Kaçanik, Suharekë, Skenderaj dhe fshatin Tërn nga një ndeshje ( po flasim në vendet ku kanë luajtur).

A e dini se me 15 korrik policia serbe nuk lejoi mbajtjen e turneut të boksit në Mitrovicë.

A e di i se në maj të vitit 1993 nuk u lejua mbajtja e ndeshjes kampionale në basketboll mes klubit Trepça dhe Prishtina.

A e dini se m 26 shtator të vitit 1993 u ndërpre Kampionati i Kosovës në pingpong, që mbahej në lokale private në Mitrovicë. 

A e dini se në maj të vitit 1993 futbollistët e Llapit të Podujevës, që ishin nisur për në ndeshje me Prishtinën, u ndalën nga policia në hyrje të qytetit në Lagjen Kodra e Trimave, të gjithë lojtarët u dërguan në stacionin e policisë, ku u rrahën dhe u mbajtën për tre orë. 

A e dini se me 31 tetor të vitit 1993 policia hyri në terren me autoblinda gjatës ndeshjes së futbollit Birliku dhe Skenderaj, që mbahej në Mitrovicë dhe ndoqi lojtarët dhe shikuesit nga terreni, me ç’rast gjuajtën me armë zjarri në ajër. Në këtë ndeshje gjyqtarin kryesor Ilaz Spahiun e detyruan t'i shkulë shtyllat e portave, pastaj ai u rrah dhe u mbajt në stacion të milicisë për 7 orë.

A e dini se me 7 nëntor të vitit 1993 në Shtime gjatë ndeshjes Çeliku - Drita, policia me autoblinda ndoqi lojtarët dhe shikuesit, u morë gjyqtari Rrustem Bublica, i cili u rrah në stacionin milicisë, ku qëndroi mbi 5 orë.

A e dini se trajneri i boksit Musli Zymberi ka qenë i kërcënuar nga regjimi serb.

A e dini se me 26 shtator të vitit 1993, gjatë Kampionatit të ndërprerë të pingpongut, që mbahej në Mitrovicës, u morë Tasim Brovina, sekretari i Federatës së Pingpongut  dhe refer ndërkombëtar në pingpong, dhe pasi që gjykatësi për kundërvajtje e dënoi me 40 ditë burg u rrah në stacion të milicisë.

A e dini se në vitin 1993 shumë aktivistë sportivë u morën në biseda informative: nga kryesua e Federatës së Sporteve të Kosovës 6 veta, nga kryesia e Federatës së Futbollit 8 veta dhe nga çdo qytet, ku ekziston klubi i futbollit nga një anëtar. Sponsorizuesi i Kombëtares së futbollit të Kosovës që qëndroi në Shqipëri, Muhaxheri, pronar i firmës "Fershped" nga Ferizaj, pas kthimit e ftuan disa herë në bisedë informative.

A e dini se Zahir Shabani dhe Gani Heta kanë kontribuar shumë për mbajtjen gjallë të sportit, sidomos ferizajas.   

A e dini se Bajram Neziri ka punuar në administratë të FFK-së.

A e dini se për organizimin e ndeshjeve me procedurë e kundërvajtje u dënuan: Bajram Vranja, kryetar i KF Kikës nga Hogoshti, dy herë nga 40 ditë burg dhe Hilmi Sabedinaj nga Hogoshti me 20 ditë burg.

A e dini se me rastin e shpalljes së sportistit të vitit, në vitin 1993, me 28 dhjetor, në lokalin "Show club" në Prishtinë, milicia rrethoi lokalin me shumë automjete, hyri në të, ndërpreu manifestimin, bastisi lokalin dhe pjesëmarrësit, konfiskoi dhuratat dhe mirënjohjet e dedikuara sportistëve, prej të pranishmëve plaçkiti më së 5000 mijë marka gjermane, një video kamerë dhe një fotoaparat. 

A e dini se në këtë manifestim me 28 dhjetor u arrestuan 24 veta të cilët u dërguan më stacionin e milicisë serbe ku disa pasi u morën në pyetje, u liruan rreth orës 19.00. Të gjithë të tjerët u liruan në orën 23.00, përveç kryetarit të Federatës së Sporteve të Kosovës, Mazllum Belegu dhe nënkryetarit të Komitetit Olimpik Azioz Salihu,, të cilët u mbajtën deri të nesërmen rreth orës 17.00.

A e dini se më 29 dhjetori të vitit 1993, milicia serbe bastis zyrën e Federatës së Sporteve të Kosovës, prej nga u mor materiali dhe telefaksi i pamontuar.

A e dini se Gani Ajeti, gazetar e veprimtar i shquar i futbollit, ka botuar librin “Besa besë për Prishtinën” në vitet e 90-ta. 

 A e dini se legjendat e hendbollit, Sefedin Reçica, ishte kryetar i Lidhjes së Sporteve të Ferizajt, Muhamet Kilaj, sekretar i KH Kastriotit.

A e dini se kryesia e parë e FFK-së, ishin: Kryesia e parë e FFK-së:  Agim Bytyçi, kryetar, Hamdi Tovërlani, nënkryetar, Gafurr Kabashi, nënkryetar; Xhafer Morina, anëtar, Jakup Berisha, anëtar,  Bajram Bardhi, anëtar, Bedri Hamza, anëtar, Beqir Aliu, anëtar, Ferat Qorri, anëtar, Enver Nuredini, anëtar, Sejdi Mërkoja, sekretar, Ajet Shosholli, Shinasi Berisha, Arbnor Morina, Shpëtim Kuqi, Bajram Zeqiri, Skënder Selmani, Haki Loci.

A e dini se kryesia e dytë e FFK-së, 1994, ishte në këtë përbërje:  Kuvendi i dytë: 22.08.1994. Rexhep Abdullahu, kryetar, Arsim Spahiu, Luan Prekazi, Jashar Peci, Faruk Domi, Qemajl Nallbani, Sami Ahmeti, Halil Kika, Jakup Berisha, Ismet Shurdhani nga SHGJFK-së, Flamur Vala nga SHT dhe Ali Shkreli, sekretar.

A e dini se Ismet Ramadani me familjen e tij në Ferizaj kontribuoi shumë. 

A e dini se kryesia e parë gjyqtarëve të futbollit kjo ishte, viti 1991-1993: Shinasi Berisha, kryetar, Ramadan Hoxha, nënkryetar, Skënder Selmani, nënkryetar, Hadi Mehmeti, sekretar, Anëtarët e Kryesisë: Shinasi Berisha, Ismajl Kosumi, Ismet Shurdhani, Jahja Hashani, Skënder Hoxha, Abdullah Syla, Skënder Selmani, Gani Gjakaj, Muhedin Dujaku, Arsim Spahiu, Ramadan Hoxha, Ejup Jakupi, Shyqeri Gashi, Fuat Kryeziu; Komisioni për delegimin e gjyqtarëve: Ismajl Kosumi.

A e dini se gjyqtarët e futbollit që referuan, si Nysret Prekazi, Isa Mustafa, Feriz Parllaku, Ibrahim Delibashzade, Njazi Shuleta, Shemo Humolli, Musa Gashi, Adil Sopi, Ismet Sejdiu, Agim Hasani, Veton Selmani, Vehbi Brahimi, Enver Qosa, Erkin Skënderi, Ruzhdi Breznica, Xhafer Zeqiri, Ramiz Peshteri, Haki Qufaj, Sylejman Havolli, Nexhmedin Mehana, Rrustem Bublica, Afrim Haliti etj.

A e dini se Fazli Berisha ka qenë kryetar i Lidhjes së Sporteve të Drenasit.

A e dini se Abdi Krasniqi disa herë u marrë në bisedë informative dhe është kërcënuar disa herë nga regjimi serb, për ndeshjen Feronikeli  - Prishtina në vitin 1996, e cila u ndërpre nga milicia e pushtuesit.

A e dini se Xhevat Xhemajli ka qenë edhe trajner i boksit edhe i volejbollit.

A e dini se volejboll u luajt në Gadime, Bellanicë, Bresalc, “Selami Hallaqo” në Gjilan, “Zenel Hajdini”, “Iliri” në Prishtinë, Lloshkobare, ku ka pas ndërhyrje dhe marrje në pyetje nga milicia serbe, ndërprerje të ndeshjeve dhe ka pasur kontrollime e maltretime të lojtarëve.

A e dini se volejbollistet Makfire Brestovci, Feime Shala, Afërdita Sadiku, Vildane Jashari etj, pastaj Kemajl Tasholli, Xhavit Mustafa, Mehdi Mehmeti, Veli Kajtazi, e me qindra tjerë. sakrifikuan dhe gjithmonë nën kërcënimet e milicisë serbe.

A e dini se trajnerët e futbollit Kemajl Halimi dhe Qemal Shkodra, sakrifikuan si trajner.

A e dini se trajneri dhe gjyqtari i karatesë Nazmi Ibërdemaj u kërcënua dhe u dënua me të holla nga regjimi serb.
A e dini se Skënder Selmani ka qenë prej sponsorëve që ka dhënë shumë në ato vite.
A e dini se Musa Alaj dhe Skënder Rogova, kanë qenë sekretar i përgjithshëm i Federatës së Hendbollit të Kosovës.

A e dini se Muhamet Berisha ka qenë kontribues i madh.

A e dini se shtëpinë e Hilmi Berishës janë mbajtur mbledhjet e FFK-së.

A e dini se Sejdi Mërkoja dhe Hadi Mehmeti, kanë qenë sekretar të përgjithshëm.

A e dini se Refik Hoti ka dhënë shumë për futbollin dhe në sferat tjera. 

A e dini se Ejup Maxhera ka kontribuar shumë në sport.

A e dini se Hajrush Demaj ka qenë kryetar i Federatës së Skitarisë së Kosovës.

A e dini se Belul Beqaj ka qenë kryetar i Federatës së Basketbollit të Kosovës.

A e dini se anëtari i Kryesisë së Lidhjes së Karatesë së Kosovës, Bashkim Haxhimusa është tentuar të likuidohet nga “dora zezë" me breshëri plumbash nga paramilitarët serb: Këtë shpesh e kujton Haxhimusa.

A e dini se klubet e karatesë në Ferizaj nuk janë lënë të stërvisin as nëpër bodrume.

A e dini se garuesit e karatesë ferizajas janë maltretuar dhe janë marrë ne polici disa herë me preteks se ne gjoja po përgatisin guerilen shqiptare.

A e dini se Xhelal Selmanaj, Arben Muqolli, Xhavit Morina, Sami Çerkini, Taib Kabashi, Eduard Nallbani, Imer Selmanaj, Eroll Vitaku, Osman Demolli, Xhelal Jetishi, Bashkim Idrizi, Arben Krasniqi, Edmond Vokshi, Valbon Mollakuqe, Safet Gashi, trajneri Ismail Berisha, trajneri Rifat Shabani, pastaj hendbollistet Sebahate Neziri, Safete Rifati, Valbona Zeqa, Vlora Jashari, Ganimete Dubovci, Hajrie Osmani, Admire Hasani, Valbona Hasani etj. kanë luajtur hendboll në fusha të improvizuara.

A e dini se Zijadin Kryeziu ka qenë atlet i jashtëzakonshëm, la gjitha të mirat për atletikën dhe sportin, duke sakrifikuar së bashku me Arta Kelmendin, Zymer Alajn, Naim Malazezin, Agron Muçakun, Fatlume Gjukën e shumë të tjerë.

A e dini se Shqiçe Bajçinca ka qenë hendbollistë, atlete e karateiste.   

Kampionati i parë i pavarur i Kosovës, 1991 – 1992
Tabela

1. Prishtina 18 15    2 1 50:11 32
2. Trepça 18 14 2 2 37:16 30
3. Flamurtari 18 13 3 2 47:16 29
4. Vëllaznimi 18 11 3 4 41:21 25
5. Drita 18 9 7 2 35:17 25
6. Feronikeli 18 8 3 7 36:26 19
7. Elektroekonomia 18 6 6 6 34:30 18
8. Kaçaniku 18 8 2 8 31:35 18
9. Llapi 18 7 3 8 31:28 17
10. Besëlidhja 18 8 1 9 28:34 17
11. Besa 18 8 1 9 22:31 17
12. Drenica (S) 18 6 4 8 29:31 16
13. Liria 18 6 3 9 20:28 15
14. Kosova (V) 18 5 5 8 19:30 15
15. Gjakova 18 4 4 10 17:29 12
16. Suhareka 18 5 2 11 21:45 12
17. Ferizaj 18 4 2 12 20:35 10
18. R. Sadiku 18 4 2 12 20:38 10
19. Rahoveci 18 0 5 13 11:42 5

A e dini se në edicionin 1993-1994, kështu dukej Kampionati i Kosovës në futboll 
Grupi i Prishtinës 
Tabela

1. Prishtina 18 15    2 1 54:4 32
2. Flamurtari 18 15 2 1 26:4 32
3. Llapi 18 10 3 5 33:15 23
4. Besëlidhja 18 8 3 7 28:23 19
5. 2 Korriku 18 6 5 7 16:21 17
6. Elektroekonomia 18 7 2 7 17:23 16
7. Shkëndija 18 5 3 10 15:28 13
8. Liria(FK) 18 4 5 10 16:32 13
9. Kosova(P) 18 1 5 12 27:39 7 
10. R. Sadiku 18 2 3 13 7:40 7

Grupi i Gjakovës 

Tabela

1. Dukagjini 14 12 2 0 35:11 26
2. Besa 14 8 1 5 32:17 17
3. Liria 14 6 5 3 20:15 17 
4. Vëllaznimi 14 6 2 6 19:18 14
5. Suhareka 14 5 4 5 28:34 14
6. Opoja 14 4 5 5 23:20 13
7. Rahoveci 14 2 4 8 13:22 8 
8. Gjakova 14 0 3 11 9:42 2 

Grupi i Mitrovicës

Tabela

1. Trepça 18 12 4 2 46:11 28

2. Feronikeli 18 12 3 3 40:17 27
3. Drenica (S) 18 11 4 3 38:19 26
4. Bashkimi 18 11 3 4 43:11 25
5. Kosova (V) 18 10 2 6 38:19 22
6. Skenderaj 18 9 3 6 24:22 21
7. Drenica(K) 18 8 2 8 27:30 18
8. Minatori ‘89 18 4 1 13 28:38 9 
9. Shala 18 1 2 15 10:66 4
10. Birliku 18 1 0 17 7:71 2

Grupi i Ferizajt 
Tabela

1. Ferizaj 16 11 4 1 46:18 36
2. Kitka 16 12 2 3 46:12 26
3. Drita 16 11 2 3 38:19 24
4. Ulpiana 16 9 25 31:15 20 
5. Uniteti 16 8 4 4 27:31 20
6. T. Çanga 16 6 2 8 21:32 14
7. IMK Çeliku 16 3 2 11 21:37 8
8. Lepeci 16 2 2 12 17:46 6
9. Vjosa 16 0 2 14 15:61 2

A e dini se u formua Liga Unike e Kosovës në vitin 1986-1997:
Tabela

1. Prishtina 34 26    5 3 89:29 85
2. Besa 34 25 0 0 94:39 75
3. Gjilani ‘95 34 14 19 5 71:38 62
4. Liria 34 17 5 12 48:37 56
5. Besëlidhja 34 16 7 11 59:34 55
6. 2 Korriku 34 16 6 12 45:38 54
7. Flamurtari 34 13 8 13 34:39 47
8. Kosova (V) 34 14 5 15 46:55 47
9. Llapi 34 14 4 16 57:64 46 
10. Minatori ‘89 34 15 1 18 54:66 45
11. Vëllaznimi 34 12 8 14 52:54 44
12. Uniteti 34 14 2 18 49:60 44
13. Ballkani 34 13 5 16 51:55 44
14. Kitka 34 12 7 15 48:74 43
15. Feronikeli 34 10 8 16 47:69 37
16. Ulpiana 34 11 4 19 41:68 35
17. Dukagjini 34 9 6 19 41:68 33
18. Skenderaj 34 5 4 25 33:69 19

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat