Shkëmbi tregon problemet

Futboll

Shkëmbi tregon problemet

Më: 29 tetor 2022 Në ora: 19:55
Shkëmbi tregon problemet

Mbrëmjen e sotme janë luajtur paralelisht sfidat Vllaznia-Erzeni dhe Teuta-Laçi. Befasia e madhe ka ndodhur në Shkodër.

Vllaznia nuk mundi të administronte dot avantazhin prej dy golash, teksa shijakasit arrijë që në fund të barazojnë rezultatin. Ishte një penallti në sekondat e fundit të kohës shtesë ajo që vulosi ndeshjen në shifrat 2-2. Ndërkohë në krahun tjetër Teuta është mposhtur në shtëpi nga Laçi. Kurbinasit fituan me rezultatin e ngushtë 1-0 dhe marrin kështu tre pikë mjaft të vlefshme. Pas përfundimit të ndeshjeve, trajnerët kanë dhënë intervistat e tyre për emisionin “Ti bo gol” në “Oversport”.

Shkëmbi (Teuta): “Penalltia e humbur në fund? Ndjej keqardhje, sigurisht.

Para saj humbëm një rast të pastër me portën bosh dhe portierin të shtrirë. Nuk arritëm ta shënonim fatkeqësisht.

Duhet të punojmë në anën psikologjike. Duhet të shënojmë dhe të marrim një fitore. Nuk jemi keq në emra, por çdo gjë duket në fushë. Nuk po arrijmë të shënojmë. Ne pësojmë shpejt. Ky është edhe ndryshimi. Shifrat flasin, pësojmë shumë. Vetëm në tre ndeshje kemi pësuar 11 gola. Patjetër që punojmë për t’u riparuar. Sot nuk ishim keq.

Bëmë mirë deri diku. Por vazhdoj të them që veç kësaj kemi problem, si në pjesën e parë që humbim topin shpejt. Fundi i tabelës është i vështirë dhe bën që të mos mendosh qetë. Mendoj që shpirti është, edhe këmbët janë, sepse shoh që ekipi vrapon, lu.fton dhe fiton duele. Mungon qetësia“.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat