Kush është futbollisti shqiptar që po shkëlqen në Angli?

Futboll

Kush është futbollisti shqiptar që po shkëlqen në Angli?

Më: 29 tetor 2022 Në ora: 21:01
Kush është futbollisti shqiptar që po shkëlqen në Angli?

23-vjeçari Geraldo Bajrami është duke shkëlqyer në futbollin anglez me klubin legjendar të Nots Kantrit. Jo vetëm titullar i padiskutueshëm, mesfushori kuqezi tashmë është abonuar me golin, teksa ditën e sotme, realizoi të dytin radhazi në National League (Liga e Pestë).

Bajrami shënoi golin e katërt për skuadrën e tij në triumfin 4-0 të arritur në shtëpi ndaj Torkuait. Sezonin e kaluar 23-vjeçari ishte pjesë e Kiderminster, ndërkohë që në merkaton e verës u transferua te Nots Kantri.

Skuadra e mesfushorit shqiptar kryeson kampionatin me 39 pikë në 16 ndeshje, 3 më shumë se Urexham i vendit të dytë.

Vlen të theksohet se futbollisti numëron 8 ndeshje me fanellën e Kombëtares U-21 të Shqipërisë. Roli i tij natyral ka qenë në qendër të mbrojtjes, ndërkohë që të klubi anglez është përshtatur si mesfushor, ku po zhvillon paraqitje mjaft të mira.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat