Allegrin e nderon eurogoli i zëvendësuesit

Futboll

Allegrin e nderon eurogoli i zëvendësuesit

Më: 29 tetor 2022 Në ora: 22:49
Pamje nga ndeshja

Allegrin e nderon eurogoli i zëvendësuesit!

Për herë të parë në këtë sezon, Juvetusi bën tri fitore radhazi në Serinë A. “Zonja e Vjetër”, që vjen pas eliminimit në Champions që në fazën e grupeve, triumfoi 0-1 në fushën e Lecces, falë golit të të riut Fagioli në pjesën e dytë.

21-vjeçari, i hedhur në fushë nga Allegri spao nisi pjesa e dytë në vend të McKennie-t, shfrytëzoi më së miri pasimin e 19-vjeçarit Iling (i sapoaktivizuar në vend të Kosticit), për të zhbllokuar rezultatin në “Via del Mare”.

Juventusi me këtë sukses ngjitet në vendin e gjashtë me 22 pikë, 10 më pak se Napoli kryesues.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat