Kacafytje në fund! Lewandowski e hesht Mestallën, Barcelona ballëlart 

Futboll

Kacafytje në fund! Lewandowski e hesht Mestallën, Barcelona ballëlart 

Nga: K. Goca Më: 29 tetor 2022 Në ora: 23:00
Pamje nga ndeshja

Barcelona arrin tre pikë nga stadiumi “de Mestalla”, duke fituar me rezultat 0:1 ndaj Valencisë.

Një ndeshje e luftuar deri në fund dhe me raste, por minuta e 90+3 vulosi fituesin.

Sulmuesi polak, Robert Lewandowski, ka realizuar në minutën e 90+3. Ai nga afërsia fërfëlloi topin në rrjetë falë asistimit të Raphinhas.

Valencia pati përkrahjen e madhe të tifozëve, ku në stadiumin ishin të pranishëm 46007 shikues, por kjo nuk i mjaftoi, të pafat në çastet e fundit..

Në minutën e 90+6, pati kacafytje mes futbollistëve por shpejt u qetësua gjakrat.

Pas javës 12-të në kampionatin spanjoll, Barcelona renditet në vend të parë me 31 pikë, sa ka edhe Reali dhe Valencia renditet në të dhjetin me 15.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat