Paçarada dhe Fazliji - titullarë, St. Pauli barazon me liderin 

Futboll

Paçarada dhe Fazliji - titullarë, St. Pauli barazon me liderin 

Nga: K. G. Më: 29 tetor 2022 Në ora: 23:57
Pamje nga ndeshja

Kapiteni Leart Paçarada me Betim Fazlijin, u paraqitën titullarë për St. Paulin, duke barazuar me rezultat 1:1 me Darmstadt-in. 

Dy gola u shënuan shumë shpejt në pjesën e dytë dhe në kohën e shkurtër kohore mes 9 minutave. 

Në minutën e 60-t, Ronstadt shënon për mysafirët, ndërsa Daschner realizon në atë të 69-tën për St. Paulin.

Fazliji u zëvendësua në minutën e 68-të.

Reprezentuesit e Kosovës treguan lojë të mirë ndaj rivalit. 

Darmstadt kryeson me 29 pikë dhe St. Pauli është në pozitën e 13-të me 15 sosh pas 14 jave në Bundesliga II.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat