Pas Kombëtares, sulmuesi shqiptar shënon edhe në kampionatin turk

Futboll

Pas Kombëtares, sulmuesi shqiptar shënon edhe në kampionatin turk

Më: 30 tetor 2022 Në ora: 15:07
Pas Kombëtares, sulmuesi shqiptar shënon edhe në kampionatin turk

Bekim Balaj duket se po gjen formën e tij të mirë, ku së fundmi ka gjetur sërish rrugën e rrjetës.

Sulmuesi shqiptar, pas golit të shënuar në miqësoren kundër Arabisë Saudite me Kombëtaren, ai ka shënuar edhe në kampionat me skuadrën e Keciorengyçy, në transfertë kundër Tuzlasporit.

Në një top të shërbyer në zonë, Balaj u gjend i lirë dhe i mjaftoi që ta shtynte drejt rrjetës, për të çuar rezultatin në 1-3, duke vulosur kështu fitoren.

Ky ishte goli i parë i 31-vjeçarit për skuadrën e Keciorengyçy, e cila ndodhet në vendin e dytë të kategorisë së dytë në Turqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat