Emir Sahiti vazhdon shkëlqimin në Kroaci

Futboll

Emir Sahiti vazhdon shkëlqimin në Kroaci

Më: 30 tetor 2022 Në ora: 17:42
Emir Sahiti

Lokomotiva e Zagrebit dhe Hajduku i Spilitit kanë barazuar 2-2 në kuadër të javës së 15-të në Superligën e Kroacisë.

Emir Sahiti dhe Indrit Tuci ishin në listën e realizatorëve për skuadrat e tyre, duke shënuar nga një gol.

Sahiti e kaloi Hajdukun në epërsi në minutën e 61-të, duke zhbllokuar rezultatin e ndeshjes.

Hajduku shënoi edhe golin e dytë në ndeshje, tani përmes Mlakar (66’), duke u ndjerë komod me këtë rezultat.

Por, Lokomotiva ia doli të më pas të shënonte dy gola, për t’i barazuar shifrat në 2-2.

Fillimisht shënoi Aliyu Ibrahim në minutën e 88-të, me një asistim të Tucit.

Lojtari shqiptar më pas i dha goditjen Hajdukut, duke i barazuar shifrat në minutën e 90+6-të, për t’i ndarë kështu pikët.

Tuci aktualisht ka tri gola dhe dy asistime, ndërsa Sahitika shënua dy sosh dhe ka një asistim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat