Milani për tre minuta pëson dy gola dhe mposhtet në Torino

Futboll

Milani për tre minuta pëson dy gola dhe mposhtet në Torino

Nga: K. G. Më: 30 tetor 2022 Në ora: 22:43
Torino

Milani ngec në luftë për kreun e tabelës, pesë pikë larg liderit.

Torino ka shënuar fitore me rezultat 2:1 ndaj kampionit Milani, në takimin e javës së 12-të të Serie A.

Torino arkëton tre pikë shumë të rëndësishme duke iu falënderuar golave të Djidji (35') e Miranchuk (37').

“Rossonerët” ngushtuan humbjen me golin e futbollistit Messias (67').

Napoli kryeson me 32 pikë, pasojnë Atalanta me 27, Milan me 26 etj. ndërsa Torino renditet në vend të 9-të me 17 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat