UEFA dënoi Maqedoninë e Veriut për shkak të bullgarëve

Futboll

UEFA dënoi Maqedoninë e Veriut për shkak të bullgarëve

Më: 31 tetor 2022 Në ora: 19:13
Pamje nga ndeshja

UEFA ka gjobitur Federatën e Futbollit të Maqedonisë së Veriut (FFM) me 14.500 euro për incidentet në ndeshjen e Ligës së Kombeve kundër Bullgarisë.

FFM do të duhet të paguajë 10 mijë euro pasi tifozët e kombëtares së Maqedonisë së Veriut kanë fishkëllyer himnin kombëtar bullgar para fillimit të ndeshjes, si dhe 4500 euro për hedhjen e sendeve në fushë.

Në Shkup më 26 shtator u luajt ndeshja e xhiros së fundit të Divizionit C të Ligës së Kombeve ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë dhe përfundoi me fitoren e mysafirëve 1:0.

Bullgaria e përfundoi Ligën e Kombeve në vendin e dytë në tabelën e Grupit të Katërt me nëntë pikë, ndërsa Maqedonia e Veriut e treta me shtatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat