Vlera e Muriqit rritet 5 herë më shumë

Futboll

Vlera e Muriqit rritet 5 herë më shumë

Më: 1 nëntor 2022 Në ora: 13:41
Vlera e Muriqit rritet 5 herë më shumë

Vedat Muriqi po kalon një formë të jashtëzakonshme me ekipin e Mallorca.

Sulmuesi i Kosovës ka shënuar 6 gola në 10 ndeshje, më shumë se fituesi i Topit të Artë, Benzema.

Sipas “futboldesdemallorca”, klubi spanjoll ka paramlajmëruar cilido ekip që shfaq interes për bomberin dardan, duhet të paguajë minimalisht 40 milionë euro.

Kujtojmë se Mallorca, sipas “transfermarkt”, e mori nga Lazio për shifrën e 7,7 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat