Luis thumbon keq Real Madridin

Futboll

Luis thumbon keq Real Madridin

Më: 1 nëntor 2022 Në ora: 14:53
Luis thumbon keq Real Madridin

Me fitoren e Flamengos në “Copa Libertadores”, më në fund plotësohet lista e skuadrave që do të garojnë në Botërorin e Klubeve, por ka një detaj shumë të vogël për kompeticionin: nuk dihet se ku dhe kur do të luhet.

Një çështje që vazhdon prej kohësh, mes dëshirës së FIFA-s për të ndryshuar formatin dhe një kalendari që, falë edhe Kupës së Botës ndërmjet nëntorit dhe dhjetorit, nuk ofron shumë hapësirë ​​për të parashikuar një turne që zë një javë kohë për ekipet pjesëmarrëse.

Sidoqoftë, dikush nuk ka dyshime për të ardhmen e Botërorit për Klube. Ai është kampioni i Amerikës së Jugut, Filipe Luis. Ish-mbrojtësi i krahut të Atletico Madridit, tashmë te Flamengo, ka vendosur të ndezë polemikat. Duke folur për mikrofonat e “Cadena SER”, braziliani shpjegoi se datat dhe vendi i konkursit do të zgjidhen … nga një prej pjesëmarrësve: “Botërori për Klube nuk ka as datë dhe as vend. Por me siguri data do të jetë ajo që dëshiron Real Madridi. Ju e dini se si po shkojnë gjërat, aty është Real Madridi…”

A ka të bëjë e shkuara e tij “Colchonero” që flet në këtë mënyrë? Është e mundur, duke qenë se Filipe Luis i përjetoi të dyja finalet e Champions League të humbura nga skuadra e Simeone kundër “armiqve” ndërqytetas më 2014 dhe 2016. Por braziliani shpjegon se është një fjalim më i përgjithshëm: “Nuk dua të them gjëra të këqija. Do të kisha thënë të njëjtën gjë nëse Bayerni do të kishte qenë atje. Ne po flasim për ekipe të fuqishme që kanë të drejtë të vendosin se ku do të luhet Botërori për Klube”.

Gjithashtu është e pamundur të mos kërkosh një deklaratë nga Filipe Luis për situatën aktuale të ish-trajnerit të tij, Cholo Simeone, i cili nuk po përjeton një moment të thjeshtë.

Për lojtarin brazilian, asgjë nuk është e pariparueshme: “Ne nuk mund të humbasim besimin te një njeri që na dha gjithçka dhe që na bëri kampionë. Atletico Madridi më i mirë do të kthehet. Nuk ka asnjë arsye pse gjërat të shkatërrohen, sepse është viti i dhjetë, është çështje rezultatesh”.

Po nëse Simeone ka nevojë për një dorë: “Nëse Cholo më thërret dhe më kërkon ndihmë, unë iki që nesër. Kemi folur shpesh për futbollin, e njoh mirë dhe e di se çfarë kërkon nga lojtarët e tij. Ai është një trajner që merr përgjegjësi për gabimet e tij, por është edhe dikush që nuk fle mbi dafina. Sa më keq të jetë ekipi, aq më shumë studion se si ta përmirësojë atë”. Me pak fjalë, është më mirë t’i besoni Simeones.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat