Pioli: Të firmosësh një rinovim ka emocionet e veta

Futboll

Pioli: Të firmosësh një rinovim ka emocionet e veta

Më: 1 nëntor 2022 Në ora: 15:09
Pioli: Të firmosësh një rinovim ka emocionet e veta

Stefano Pioli ka qenë dje në “Casa Milan”. Vizita i detyrohet rinovimit të kontratës së tij, e cila skadon në fund të sezonit aktual. Afati i ri, që tashmë është zyrtar, do të jetë 30 qershori i 2025-ës, teksa rroga duhet të kalojë 4 milionë eurot (3.5 plus bonuse) ndërkohë që aktualisht është 3 milionë.

Më pas, 57-vjeçari ka dhënë edhe një intervistë për televizionin e klubit, duke folur për mangësitë e humbjes me Torinon dhe synimet në kuadër të sfidës kundër Salcburgut.

Si ndiheni pas këtij rinovimi?

"Të firmosësh një rinovim ka emocionet e veta dhe kjo firmë vjen në situatën që dëshiroja.

Falënderoj klubin dhe drejtuesit për shpejtësinë e akordit, që më karikon akoma edhe më tepër në kuadër të punës sime", tha Pioli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat