Dështimi në Champions

Futboll

Dështimi në Champions

Më: 2 nëntor 2022 Në ora: 18:56
Xavi

Eliminimi nga Liga e Kampioneve i Barcelonës ka vënë në dyshim të ardhmen e Çavi Hernandez te katalanasit. Klubi synonte të niste një cikël fitues me teknikun katalanas, por gjërat nuk kanë shkuar ashtu siç mendohej.

Tani atij i duhet që të sigurojë medoemos një trofe në vijimin e edicionit, në Spanjë apo në arenën ndërkombëtare ku do të luajë në vijim në Ligën e Europës. Përndryshe, siç e ka pranuar edhe ai vetë, ky do të jetë sezoni i fundit i tij në pankinën e Barçës.

Duket se edhe katalanasit e mendojnë këtë gjë, pasi mediat angleze insistojnë se kanë përzgjedhur që tani atë që do të jetë pasardhësi i Çavit.

Emri që po ndiqet me shumë kujdes është ai i Mikel Arteta, i cili po arrin të marrë maksimumin nga Arsenali duke e kthyer në një pretendent për titull në Angli.

Të njëjtat burime theksojnë se Laporta dhe bashkëpunëtorët e tij kanë piketuar që tani ish-mesfushorin dhe në momentin që do të vendoset për largimin e Çavit, kurdo të jetë ai, Arteta do të jetë trajneri i parë që do të kontaktojnë për pankinën bosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat