Neymari fut përçarjen te “Seleçao”

Futboll

Neymari fut përçarjen te “Seleçao”

Më: 2 nëntor 2022 Në ora: 19:09
Neymari

Edhe një herë në qendër të ciklonit. Neymar Jr. po kalon sezonin e tij më të mirë që nga largimi nga Barcelona, ​​por sjellja e tij jashtë fushës është e diskutueshme.

Këtë herë, kritikat ndaj tij lidhen me mbështetjen e hapur për Jair Bolsonaron, presidentin në largim të Brazilit, i cili humbi zgjedhjet përballë rivalit Lula da Silva.

Në veçanti, raporton “Sport”, sulmuesi i Paris Saint-Germain me qëndrimet e tij ka krijuar përçaje te “Seleçao” pak ditë para fillimit të Kupës së Botës, duke thyer një marrëveshje të heshtur mes lojtarëve, të cilët e kishin parë të arsyeshme të mos e rritnin klimën e tensioni në vendin e Amerikës së Jugut, duke zgjedhur të qëndrojnë jashtë përplasjeve politike.

Të gjithë i qëndruan marrëveshjes, përveç Neymarit, i cili doli hapur në mbështetje të kandidatit të ekstremit të djathtë me një fushatë intensive zgjedhore. Në të vërtetë, ish-lojtari i Santosit tha se golin e parë të shënuar në Katar do t’ia kushtonte Bolsonaros. Një problem tjetër ky për t’u menaxhuar nga trajneri Tite në prag të një eventi ku Brazili konsiderohet favorit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat