Ancelotti këshillon Luis Enriquen

Futboll

Ancelotti këshillon Luis Enriquen

Më: 3 nëntor 2022 Në ora: 12:37
Ancelotti këshillon Luis Enriquen

Prezenca e Sergio Ramos me Spanjën në Botërorin e Katarit mbetet ende pikëpyetje.

Mbrojtësi i PSG është pjesë e listës paraprake me 55 emra të përpiluar nga trajneri Luis Enrique mirëpo tekniku 52-vjeçar nuk e ka ndarë mendjen nëse eksperienca e Ramos do të jetë e nevojshme në Katar, duke qenë se ideja kryesore është ajo e rinovimit të grupit.

Megjithatë, për të ndryshuar situatën në favor të lojtarit 36-vjeçar, mendon Carlo Ancelotti. Tekniku italian punoi me mbrojtësin për dy vite te Real Madrid dhe së fundmi shprehet se Ramos mbetet një nga mbrojtësit më të mirë në qarkullim.

“Për kualitetin dhe eksperiencën, Ramos duhet të shkojë me patjetër në Katar.

Nuk kam asnjë dyshim për këtë, ai mbetet një nga më të mirët në qarkullim”, tha Ancelotti. Kujtojmë se trajneri i Spanjës, Luis Enrique do të zbardhë listën me 26-futbollistët e grumbulluar për në Katar më datë 14 nëntor.

Spanja është shortuar në Grupin E, së bashku me Gjermaninë, Japoninë dhe Kosta Rikën, ndërsa shihet si një nga përfaqësueset që mund t’i shkojë deri në fund turneut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat