Tjetër goditje për Anglinë

Futboll

Tjetër goditje për Anglinë

Më: 3 nëntor 2022 Në ora: 12:55
Tjetër goditje për Anglinë

Pas Ris Xhejms, duket se kombëtarja angleze ka marrë një tjetër goditje disa ditë përpara fillimit të Botërorit të Katarit.

Mbrojtësi i krahut të majtë, Ben Çiluell, pësoi një tërheqje në kofshën e këmbës së majtë dhe duket se nuk do të jetë pjesë e “Tre Luanëve” në Katar, të paktën siç raportojnë mediat angleze.

25-vjeçari doli nga fusha me lot në sy, teksa trajneri Poter pas sfidës me Dinamon e Zagrebit reagoi se dëmtimi i tij nuk ishte i lehtë.

Duket se Gareth Sauthgejt do të duhet t’i bëj planet pa një tjetër yll, me Anglinë që përveç Xhejms që e ka humbur përfundimisht Botërorin, rrezikon të humbasë dhe yje si Kajli Uollkër dhe Kalvin Filips.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat