Laçi merr fitoren e tretë radhazi

Futboll

Laçi merr fitoren e tretë radhazi

Më: 3 nëntor 2022 Në ora: 15:14
Laçi merr fitoren e tretë radhazi

Partizani pëson humbjen e dytë radhazi, teksa këtë herë u mund nga Laçi në transfertë. Goli i Ujkës i realizuar në minutën e 13-të u dha fitoren e tretë radhazi kurbinasve, që kanë bërë kthesën e vijojnë ngjitjen në renditje.

Bardhezinjtë ishin dukshëm më superiore, duke pasur shumë mundësi për të shënuar edhe golin e dytë.

Nga ana tjetër, të kuqtë e patën të vështirë për të rrezikuar, teksa një goditje e Hotit në pjesën e dytë ishte rasti i parë serioz, ndërsa në sekondat e fundit të ndeshjes, kryeqytetasit goditën shtyllën, por pa arritur që të barazonin rezultatin.

Pas këtij takimi, Partizani zbret në vendin e dytë, duke mbetur në kuotën e 19 pikëve, ndërsa Laçi tani pozicionohet në vendin e gjashtë me 14 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat