Conte te Juventusi? Del Piero i mohon spekulimet

Futboll

Conte te Juventusi? Del Piero i mohon spekulimet

Më: 4 nëntor 2022 Në ora: 14:36
Antonio Conte

Alessandro Del Piero i ka hedhur poshtë spekulimet që trajneri i Tottenhamit, Antonio Conte mund të rikthehet te Juventusi dhe insistoi që ai ka ende punë për të bërë te skuadra e tij aktuale.

Conte, i cili kishte luajtur për Juventusin për 13 sezone dhe fitoi tre tituj radhazi të Serie A si trajner mes viteve 2012-14, shënoi një vjet në krye të Tottenhamit të mërkurën, një ditë pasi që skuadra e tij siguroi një vend në eliminatoret e Ligës së Kampionëve me një fitore dramatike 2:1 kundër Marseille.

Ndërsa Tottenhami kishte mundësinë për të festuar kalimin në eliminatoret, Juventusi e gjen vetën në Ligën e Evropës, pasi që dështoi të siguroj kualifikimin tutje në Ligën e Kampionëve.

Trajneri aktual i Juventusit, Massimiliano Allegri ka përjetuar një aventurë të vështirë deri tani në Serie A, ku skuadra e tij zë vendin e shtatë në tabelë me 10 pikë larg liderit, Napolit, gjë kjo që ka bërë të vazhdojnë spekulimet se Conte mund të rikthehet te “Zonja e Vjetër”.

Por, Del Piero tha që momentalisht nuk ka bisedime mes Contes dhe Juventusit.

“Mendoj që tani të gjithë po flasin për atë gjë për shkak se Conte bëri punë shumë të mirë te Juventusi, sepse tifozët e duan atë dhe sepse Juventusi ka pasur disa probleme, por unë nuk mendoj se momentalisht ka bisedime. Ky është opinioni im dhe ajo se çfarë mendoj unë”, tha Del Piero.

“Mendoj që Conte është tejet i fokusuar në atë se çfarë po bën te Tottenhami dhe fakti që ata arritën raundin e 1/16-ës është një gjë e madhe”, shtoi më tej ai.

Del Piero e kishte vizituar Conten disa javë pas emërimit të tij si trajner i Tottenhamit në nëntorin e vitit të kaluar dhe e kishte pranuar se kishte mbetur i habitur me pajisjet dhe infrastrukturën e mrekullueshme në qendrën stërvitore të klubit londinez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat