Wenger: Kur të vdes do ta pyes Zotin se ku janë gjyqtarët

Futboll

Wenger: Kur të vdes do ta pyes Zotin se ku janë gjyqtarët

Më: 4 nëntor 2022 Në ora: 15:45
Arsene Wenger

Nuk janë të rralla rastet kur trajnerët fjalosen me gjyqtarët në fushë, ku këta të fundit nuk hezitojnë që t’i ndëshkojnë edhe me karton të kuq.

Raste të këtilla kishte pasur edhe ish-trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, i cili gjatë periudhës me “Topçinjtë” ishte ndëshkuar nga gjyqtari në raste të shumta.

Po ashtu, përgjatë muajit shtator të vitit 1996 e deri në muajin shkurt të vitit 2014, lojtarët e Arsene Wenger te Arsenali u ndëshkuan plot 100 herë me kartonë të kuq, gjë që bëri që klubi londinez të fitojë reputacionin e një skuadre jo të disiplinuar dhe naive.

Tani, Wenger ka dhënë një deklaratë qesharake sa i përket gjyqtarëve.

“Kur të vdes, do ta pyes Zotin se ku janë gjyqtarët para se të vendosi mes parajsës dhe ferrit”, tha Wenger.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat