Lopetegui gjen shpejt ekip

Futboll

Lopetegui gjen shpejt ekip

Më: 4 nëntor 2022 Në ora: 17:44
Lopetegui

Julen Lopetegui nuk do të qëndrojë gjatë pa punë, madje do të rikthehet shumë më shpejt sesa pritej. Mediat britanike raportojnë se trajneri spanjoll ka arritur marrëveshjen me anglezët e Wolverhampton dhe do të zyrtarizohet në pankinën e “ujqërve” menjëherë pas ndërprerjes së kampionatit.

Palët kanë tashmë një akord total dhe Lopetegui ëshët bindur pikërisht nga ndërprerja, pasi do të ketë më shumë se një muaj kohë në dispozicion për të përcjellë idetë e tij te futbollistët e skuadrës.

Trajneri 56-vjeçar spanjoll u shkarkua nga pankina e Sevillas më 5 tetor të këtij viti, për shkak të rezultateve të dobëta të andaluzianëve dhe u kontaktua menjëherë nga Wolves, por pas një ngurrimi thuajse një mujor, më në fund pranoi të ulet në stolin e klubit të Premier League.

Kjo do të jetë aventura e parë në kampionatin anglez për Lopeteguin, që më herët ka drejtuar Porton, përfaqësuesen spanjolle, Realin e Madridit e së fundi Sevillan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat