Klopp: Ndaj Tottenhamit si duel Championsi

Futboll

Klopp: Ndaj Tottenhamit si duel Championsi

Më: 4 nëntor 2022 Në ora: 18:32
Klopp

Tottenham-Liverpool është një nga sfidat më të bukura të javës së 14-të në Premier League. Dueli mes dy ekipeve më të mira në ishull, është programuar të luhet të dielën (17:30), takim që do të transmetohet në SuperSport 2.

Jurgen Klopp ka një respekt të madh për skuadrën e Antonio Contes. Në prononcimin për shtypin, tekniku i Liverpoolit – që numëron 10 pikë më pak dhe një ndeshje më pak se Spurs – analizoi përballjen e fortë ndaj “Gjelave”, sfidë të cilën e cilëson si një duel Champions League.

“Asnjëherë nuk është një moment i mirë për t’u ndeshur me Tottenhamin. Nuk e shoh renditjen, s’ia kam idenë sesa pikë jemi pak tyre, por di të them se do të jetë një test i vështirë. Ata janë të organizuar mirë në mbrojtje dhe shumë të fortë në kundërsulm.

Në ndeshjet e fundit kanë shënuar shumë gola në minutat e fundit, por ne jemi përgatitur të sfidojmë një kundërshtar të fortë. Na pret një ndeshje e komplikuar, do të jetë si një përballje Champions League”, deklaroi trajneri i “The Reds”.

Liverpooli nuk e ka nisur mirë sezonin në Premier League. Pas javës së 12-të, ekipi i Klopp renditet në vendin e nëntë me 16 pikë, 15 më pak se Arsenali kryesues, ndërkohë që nuk humbet në Londër me Tottenhamit prej 22 tetorit të vitit 2017 (4-1).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat