Nagelsman: Asnjë nga kampet nuk dëshiron përplasje të tillë

Futboll

Nagelsman: Asnjë nga kampet nuk dëshiron përplasje të tillë

Më: 5 nëntor 2022 Në ora: 12:11
Nagelsman

Kualifikimi në raundin me eliminim direkt nga Bajerni, duke arkëtuar maksimumin e pikëve, bën që të gjitha klubet, të cilat synojnë trofeun “veshëmadh” fillimisht duhet të gjejnë formulën se si të thyejnë bavarezët e pandalshëm.

Forma e mirë në javët e fundit është pasqyruar edhe në Bundesligë, pavarësisht se ende ndodhen në pozitën e ndjekësit, pasi Unioni mban vendin e parë me 26 pikë, 1 më shumë se gjigantët nga Mynihu.

Nagelsman ka kryer detyrën e zakonshme në prag të takimit të sotëm përballë Hertës në transfertë, duke prekur pika të caktuara në konferencën për shtyp si rikthimi i Nojerit, gjendja e Sanesë, mungesa e Mylerit, Herta e deri te frika ndaj Liverpulit në lidhje me shortin në Ligën e Kampionëve.

KUNDËRSHTARI- ”Sandro Shvarz i pëlqen të aplikojë një skemë me intensitet të lartë, e përkthyer me dyluftime të forta në mesfushë. Sigurisht ata do të duan të bëjnë lojën e tyre, por ne e kemi objektivin e qartë, fitoren dhe ruajtjen e formës së mirë”, tha gjermani.

RREZIKU “LIVERPUL- ”Do të pajtohesha me çdo kundërshtar në raundin tjetër në Champions.

Por të jem i sinqertë asnjëri prej të dyja kampeve nuk do të dëshironte përplasje të tillë direkt në këtë raund. Gjithsesi, ka ende kohë deri të hënën dhe akoma më shumë deri në zhvillimin e fazës me eliminim direkt”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat