Ylli i Liverpool-it zbulon sekretin: Ja çfarë bëj në shtëpi

Futboll

Ylli i Liverpool-it zbulon sekretin: Ja çfarë bëj në shtëpi

Më: 5 nëntor 2022 Në ora: 15:55
Ylli i Liverpool-it zbulon sekretin: Ja çfarë bëj në shtëpi

Mes sekreteve të jetëgjatësisë sportive të James Milner është sigurisht një stil jetese shumë i shëndetshëm, asnjë ekzagjerim dhe, mbi të gjitha, zgjedhja për të mos konsumuar alkool.

Anglezi, në një intervistë të dhënë për The Guardian, ka treguar në fakt se ka zgjedhur të mos konsumojë kurrë alkool gjatë karrierës së tij si profesionist dhe se preferon aktivitete  të tjera kur nuk duhet të stërvitet dhe të luajë.

“Jam i lodhur duke numëruar herët që njerëzit më kanë thënë: ‘Hajde, pi diçka’ ose ‘Dua të shikoj të pish gotën tënde të parë’. Ka shumë mundësi që do të pendoheshin nëse do ta shikonin”, ka bërë shaka Milner.

“Ndoshta mund të humb kontrollin. Nuk e di, mund të zvarritem ose të përqafoj dhe puth dikë. Alkooli nuk është gjëja më e mirë dhe nuk dua ta prek”.

Ja pse anglezi, gjatë karrierës së tij q e ka çuar në 600 ndeshje të luajtura në Premier League, ka gjetur mënyra të tjera për t’u argëtuar dhe për të kaluar kohën e lirë.

“Pas stërvitjes kam punuar për goditjet nga këndi dhe ato të dënimit dhe jam përmirësuar. Nuk luaj PlayStation. Gjithçka ndryshon me kohën. Pesë vite më parë, pas çdo stërvitje, kam bërë gjuajtje në portë, dhe kjo ka dhënë fryte.

“Me kalimin e viteve, nuk mund të luash me topin çdo ditë pas stërvitjeve dhe kërkon mënyra të tjera për t’u përmirësuar. Tani, duke u kthyer në shtëpi, bëj joga për shembull”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat