Pioli: Asnjë koment për gjyqtarët

Futboll

Pioli: Asnjë koment për gjyqtarët

Më: 6 nëntor 2022 Në ora: 00:13
Pioli

Milani arriti një fitore të vuajtur në shtëpi ndaj Specias, me rezultatin 2-1, golat e Teo Hernandez dhe Giroud, i dhuruan 3 pikë të arta kuqezinjve, teksa më miqtë golin e rrjetës e gjeti, Daniel Maldini, djali i legjendës Paolo Maldini.

Në lidhje me këtë përballje foli edhe trajneri Stefano Pioli, që në prononcimin pas ndeshjes për “TMW” ndër të tjera u shpreh:

"Asnjë koment për gjyqtarët. Është shumë mirë të përjetosh këto emocione, se po humbasim pak kthjelltësinë. Do të thotë se do të pushojmë më shumë për të dielën.

E menaxhuam mirë pjesën e parë, por nuk ishim të mirë në dyfishim. Duhet të rishikojmë reagimin pas golit të pësuar, sepse kemi humbur kthjelltësinë dhe nuk ka pse të ndodhë. Por mund të them se kemi vullnet të madh, për të fituar", tha Pioli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat